10 yaralı polis memuru ve bir vatandaş

2 dak. Okundu

Dhjetë zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime nga shpërthimet e granatave që janë hedhur gjatë aksionit të ndërmarrë nga Policia kundër kontrabandës në veri të Kosovës. Drejtori i Policisë së Kosovës, Sabedin Mehmeti, në një konferencë për media tha se i lënduar ka mbetur edhe një nga personat që janë përfshirë në sulmin ndaj zyrtarëve policorë.

Mehmeti bëri të ditur se nga 10 zyrtarët 7 janë shqiptarë, ndërsa personi i lënduar ka precedent penal i akuzuar për vjedhje te rëndë.

“10 zyrtarë kanë pësuar lëndime, 7 shqiptarë, tre prej tyre hetues, tre operatorë të njësisë speciale e tre të reagimit të shpejtë. Një nga personat e përfshirë në sulm ndaj zyrtarëve po ashtu është lënduar. Nuk e kemi konfirmuar ende nëse ka marrë lëndim nga ana e Policisë apo nga gjuajtjet që ka pasur nga qytetarët”, tha Mehmeti.

Barnatorja në veri që ka qenë cak i operacionit është e një shqiptari, ndërsa operacioni kundër kontrabandës është kryer edhe në 26 lokacione tjera të Kosovës. Për këtë operacion janë duke u zhvilluar hetime që 1 vjet.

Në këtë aksion janë dëmtuar disa automjete. Ka, shenja me gjuajtje me armë të gjatë dhe me granata.

Tutje, Mehmeti ka theksuar se Policia e Kosovës ka arrestuar 8 persona të dyshuar, ndërsa 10 persona të tjerë janë në kërkim. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me Policinë për lokalizimin e tyre.

Mehmeti shtoi se dyshohet për rrjedhje të informacionit.

Situata në veri tani është e qetë./21Medya