CDHRF, Borrell'e tepki gösteriyor

2 dak. Okundu

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka reaguar ndaj deklarimeve të shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrell rreth aksionit të Policisë së Kosovës në veri.

Borrell e quajti këtë aksion policor një “veprim të njëanshëm, të pakoordinuar dhe të papranueshëm”, ndonëse ai i ishte ndërmarrë kundër krimit të organizuar.

Kurse, në reagim e saj, KMDLNJ-ja shprehet kundër zbatimit të standardeve të dyfishta në luftimin e krimit të organizuar siç kërkon Borrell që edhe më parë nuk e ka pasur si virtyt paanshmërinë dhe objektivitetin, përkundrazi, është sjellë si të ishte i deleguar i presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq.

“Tash, kur Prokuroria dhe Policia e Kosovës ndërmorën një aksion kundër krimit të organizuar e që përfundoi me 9 shqiptarë të arrestuar, 1 serb dhe 1 boshnjak reagimi ishte përkrahës përjashtuar këtu Kryetarin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq me kamarillën e tij dhe Josep Borrell, përfaqësues i lartë i BE-së dhe për fat të keq edhe “lehtësues “ midis Serbisë dhe Kosovës për arritjen e një Marrëveshjeje përfundimtare. Edhe më i skajshëm ishte Goran Rakiq, ministër i Qeverisë së Kosovës, i cili vetëm sa nuk i shpalli luftë Kosovës, në mbrojtje të krimit të organizuar. Në një vend normal ai do të shkarkohej, menjëherë dhe pa asnjë hezitim”, thuhet në reagim./ 21Medya